“Big Brother Vip Albania”, fenomeni televiziv që ka kapur vëmendjen e publikut shqiptar, është gati të kthehet për edicionin e tretë, duke rikthyer emocionet dhe vëmendjen e fansave.
Ky spektakël është një nga formatet më të suksesshme televizive që flet mbi jetën e përditshme, sfidat dhe ndërveprimet e personazheve të njohur të shoqërisë që jetojnë së bashku nën një çati.
Me të konfirmuar nga vetë producentët, sezoni i ardhshëm i “Big Brother Vip Albania” , është shumë afër, këtë e paralajmëroi vetë faqja e Instagramit të “BBV”.
Pavarësisht se fansat prisnin me padurim që edicioni i ri të startonte që në fund të këtij viti, sipas njoftimeve më të reja, edicioni i tretë do të nisë në vitin 2024, ndërsa data nuk është bërë ende e ditur.
Diskutimet rreth emrave të personazheve të njohur që do të hyjnë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” kanë qenë të shumta, por deri më tani asnjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“Shqipëria Live”, programi i ndjekur me prezantuesit Erjona Rusi dhe Arjon Muça, ka qenë skena e fundit ku u fol për aludimet që rrethojnë personazhet nga Shqipëria dhe Kosova që pritet të jenë banorë të edicionit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post