Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ftuar kryeministrin Albin Kurti, që t’i bashkohet “Big Brother”, gjatë seancës në Kuvend. Pas deklaratave të tij lidhur me Asociacionin, Kadriaj me ironi ka thënë se Kurti ka aftësi për humor dhe spektakël dhe se për këtë arsye duhet t’i bashkohet këtij Reality Show.
“Z.Kurti duke e pa se e paskët aftësinë me ba spektakël dhe humor, ju kisha ftu me shku në Big Brother”, ka thënë Kadriaj.
Ndërkohë, me debate është shoqërur dhe në Kosovë seanca plenare. Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti tha se “para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.
“Çfarë po flet kryeministër, çështja e çarmatimit nuk është pjesë e dialogut, a je edhe kryeminisër i veriut të Kosovës, ku e ke ministrin e brendshëm. A je mirë”, ka thënë Abdixhiku në reagim.
Më pas Kurti u bëri kërkesë deputetëve të ruanin qetësinë.
“Ruane qetësinë dhe racionalitetin. Apo më sugjeroni mua të ndërhy me forcë në veri”, pyeti Kurti.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post