Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, ka denoncuar vendosjen e kamerave vëzhguese në ambiente publike qytetin e Divjakës.
Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se është shkjelur ligji, pasi qytetarët nuk janë njoftuar paraprakisht. Sipas saj këto ”përgjues jofrymorë” e kthejnë jetën e qytetarëve të vëzhguar, jo kofidenciale dhe të dëshufrueshme me zë dhe figurë.
Postimi i plotë i Ilda Dhorit:
“Te dashur qytetare te Divjakes!
KUJDES!
“Big Brother”/ Kryetari ne ikje i Bashkise, JU VEZHGON!
Kamerat e sigurise jane vendosur prej javesh ne ambjente publike, rruge, ku regjistrojne gjithçka, ME ZE DHE FIGURE!
Nderkohe qe rrjetet sociale te bashkise, jane te mbushura me propaganden mbytese banale, te detyrave te perditshme te institucionit, qe nuk shkuan asnjehere ne nivelin e kerkuar;
ASNJE RRESHT, ASNJE NJOFTIM PUBLIK, SIC LIGJI E PARASHIKON DETYRIM, ne rastin e vendosjes se kamerave te sigurise, ne ambjente publike!
Keto pergjues jofrymore, e kthejne jeten e qytetareve ne ambjente te tilla, te vezhguar, dhe bisedat spontane mes njerezish, TASHME JO KONFIDENCIALE dhe TE DESHIFRUESHME ME ZE E FIGURE!
Pra duke mos u njoftuar publiku paraprakisht, eshte shkelur ligji!
NATYRISHT, JO PER RENDIN E SUGURINE PUBLIKE, TE CILAT NE QYTET “I KA MARRE LUMI” PREJ KOHESH, POR PER TE KENAQUR PARANOJAT PERSONALE!”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post