Këngëtari i njohur si Big Basta, ka marrë pjesë në takimin virtual që Sali Berisha po zhvillon me diasporën, ku bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Vesa Luma, jetojnë në Zelandën e Re.
Këngëtari tha se e drejta e autorit është një problem i madh për botën e artit në Shqipëri, sepse nuk u njihet artistëve dhe kërkoi që PD të marrë masa kur të vijë në pushtet.
“Ndodhem në Zelandën e Re. Jam larg, por afër me ngjarjet social politike. Edukimi i fëmijës tim dhe e ardhmja jonë, ishte arsye e emigrimit tonë. Kam investuar më shumë se gjysmën e viteve të jetës time në muzikë dhe më vjen keq që për të drejtën e autorit është e humbur.
Sa herë një politikan publikon një libër merr të ardhura nga e drejta e autorit, kjo nuk ndodh me artistët.
Ju lutem, të drejtat e autorit, të jenë në plan të Partisë Demokratike me ardhjen në pushtet“, deklaroi Big Basta.
Diskutime rreth kësaj post