Ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar gjatë muajve të fundit ka dhënë efektet edhe në vendin tonë, kryesisht në të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Referuar statistikave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë në vlerën e 39,027 milionë lekëve nga 44,900 milionë lekë që ishte planifikimi, ose 5,9 milionë lekë më pak. Akciza ka shënuar një rënie me 4.6% në raport me 2014-n.
Ekspertë të ministrisë së Financave shprehen se në rënien e këtyre të ardhurave, ka ndikuar rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, çka ndikoi edhe në uljen e prodhimit nga kompanitë vendase. Në rënien e të ardhurave nga akciza, ka ndikuar edhe ulja e përdorimit të duhanit, si pasojë e politikave të ndërmarra për këtë produkt.
Diskutime rreth kësaj post