Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të pësojnë rënie, duke shkuar deri në minus 4 gradë në zonat malore të vendit, ndërsa në zonat e ulëta, këto temperatura do të bien shumë pranë zeros.
Parashikimi sipas IGJEUM:
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.29) dhe nesër (e premte, dt.30) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 2 / 11 °C
në vendet malore: -4 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.29) dhe nesër (e premte, dt.30) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa veri të vendit deri e fortë.
Diskutime rreth kësaj post