Specialistët biolog në qytetin e Kukësit, janë të shqetësuar për pakësimin e faunës nënujore dhe kryesisht të llojeve të peshqve që rriten në këtë liqen.
Një shqetësim të tillë e ngre dhe biologu kuksian Arben Palushi, që shqetësohet për çdo të keqe që i ndodh liqenit apo natyrës në këtë zonë,ashtu siç gëzohet kur sheh që drejt këtij liqeni malor të vijnë e të strehohen mjelmat apo shpend të tjerë të rrallë.
Shqetësimin për rënien e sasisë së peshqve në këtë liqen,e ngrenë dhe vet peshkatarët.
Ata pohojnë se kjo rënie ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter dhe me mjete shfarosëse.
Mungesa e organizimit kolektiv të peshkatarisë është një tjetër factor dëmtues për specie nën ujore në këtë liqen.
Ndërhyrja sa më shpejtë e administratës bashkiake të Kukësit që mbulon këtë sektor, do të sillte ndryshimin e shumë pritur.
Diskutime rreth kësaj post