Bashkia e Tiranës ka nisur sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në kuadër të zhvillimit të projektit të sheshit “Skenderbej”, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka përqendruar aksionin në hapësirën midis Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Hotel Tirana.
Në një deklaratë për mediat, Bashkia Tiranës bënëtë ditur se “Pas lajmërimit paraprak, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë për të liruar hapësirat publike. Ky aksion është mbështetur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve të Qytetit nr. 1, të cilët kanë ndërhyrë për heqjen e materialeve dhe pastrimin e zonës. Aksioni i nisur nga IMT po vijon deri në lirimin e plotë të kësaj hapësire publike, që do t’i shërbejnë fillimit të punimeve për sheshin “Skënderbej”.
Më heret, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka lajmëruar fillimin e punimeve në sheshin “Skënderbej”, si dhe ka bërë të ditur se më datë 5 prill do të fillohet me prezantimin e pare publik dhe më pas në 24 njësitë e Tiranës, për të paraqitur atë që e ka konsideruar si projektin më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës.
Po ashtu, Veliaj është shprehur ditë më parë se në sheshin “Skënderbej” do të vendosen gurë dhe pllaka, pemë e bimësi nga e gjithë Shqipëria, për të treguar unitetin kombëtar. Do të ketë “ishujt” e gjelbërimit, duke e shpënë sipërfaqen e gjelbër me atë të ngurtë në 50%, mbjelljen e 35 mijë luleve dhe 5 mijë pemëve e shkurre dekorative.
Diskutime rreth kësaj post