Një ngjarje varrimi do të ishte shkëndija e parë e nisjes së interesimit të një senatori amerikan që më pas do të bëhej president, për një vend evropian.
Pas vizitës në Jugosllavi më 1979, me rastin e vdekjes së numrit dy të federatës atëkohë, Edvard Kardel, Joe Biden do t’i shkruante një letër Josip Broz Titos, ku e falënderoi për mikpritjen me shpresën se do të vizitonte vendin prapë.
Kjo edhe ndodhi dymbëdhjetë vjet më pas, njofton Klan Kosova.
Destinacioni ishte Beogradi më saktësisht zyra e presidentit, Slobodan Milosheviq.
Këtij, demokrati i tha disa fjalë që do ta shokonin atë, kurse tema ishte çështja e Kosovës e cila sapo kishte humbur autonominë brenda federatës.
“Në vizitën time të parë në Serbi ku kisha një takim të gjatë me Millosheviç më 1991, ku më pyeti se çfarë mendojë për të. I thashë në zyrë dhe publikisht, zotëri president unë mendoj se ju jeni një kriminel lufte dhe duhet të trajtoheni si i tillë”, – pati treguar Biden më 1997.
Këtij problemi Biden kishte vendosur t’i shkonte deri në fund, andaj më pas vizitoi edhe Prishtinën, ku u takua me figurat politike të asaj kohe.
Amerikani si senator kërkonte nisjen e negociatave, që Kosovës t’i rikthehej autonomia e humbur.
Kjo nuk pranohej nga Millosheviq, i cili planifikonte spastrim etnik mbi shqiptarët.
Masakrat e forcave serbe veçse filluan në Kosovë. Biden dhe disa kongresmenë tjerë nisën rezolutën ku i lejonin presidentit amerikan të niste sulmet mbi caqet serbe.
Një ditë më pas më 24 mars 1999, kjo edhe ndodhi, ngjarje që do të sillte liri për Kosovën.
Lidhjen e fortë me shqiptarët, Biden e shprehu jo rrallë edhe pas 1999-ës, me deklarata të goxha të fuqishme.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post