Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Joseph Biden, deklaroi sot se marrëveshja e Dejtonit solli paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe konfirmoi sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e saj, por që puna për promovimin e drejtësisë, pajtimin dhe një shtet funksional, multietnik mbeti e papërfunduar.
Biden tha se 25-vjetori i marrëveshjes së Dejtonit është një mundësi për të gjitha palët që të mendojnë për një të ardhme më të ndritur dhe të angazhohen përsëri në hapa të vështirë por të nevojshëm për të ndërtuar një BeH plotësisht funksionale për të gjithë qytetarët e saj, raporton Al Jazeera.
“Shumë shpesh, ne kemi parë nacionalizmin të fitojë interesin e shtetit duke pasuruar disa, në vend që të zbatojë reformat në favor të shumicës,” tha presidenti i ri i SHBA-së.
Biden, i cili pritet të marrë detyrën në 20 janar, e përshkroi luftën në Bosnjë si konfliktin më të keq në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Në këtë ditë, ne festojmë përpjekjet e paqeruajtësve dhe ne vajtojmë për humbjen e rreth 100,000 njerëzve dhe shpërnguljen e miliona njerëzve,” tha Biden me rastin e përvjetorit të marrëveshjes që i dha fund luftës në vitin 1995.
Ai shtoi se ishte duke pritur të bashkëpunonte me bashkësinë ndërkombëtare dhe qytetarët e BeH “në mënyrë që të përmbushë përfundimisht premtimin e marrëveshjes së Dejtonit, një Bosnjë e Hercegovinë prosperuese, të drejtë dhe demokratike në zemër të Evropës, e tërë, e lirë dhe paqësore”.
Diskutime rreth kësaj post