Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të premten se ka planifikuar që ta nominojë zonjën Mallory Stewart në postin e asistentes së sekretarit të shtetit për kontrollin e armëve, një pozitë që në të kaluarën ka pasur rol qendror në negocimin e traktateve si ai START me Rusinë.
Nëse konfirmohet nga Senati, Stewart do ta udhëheqte byronë për kontrollimin, verifikimin dhe pajtueshmërinë e armëv, e cila funksionon si pjesë e Departamentit të Shtetit, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate. Stewart tash për tash është duke shërbyer si drejtoreshë e lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Stewart më parë ka shërbyer si përfaqësuese ligjore për kontrollimin e armëve në Departamentin e Shtetit dhe ka qenë arkitekte e kornizës mes ShBA-së e Rusisë për eliminimin e rezervave të armëve kimike të Sirisë.
Në shkurt të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ia zgjatën edhe për pesë vjet afatin traktatit START, ndërsa në takimin e muajit të kaluar, presidentët Biden dhe Putin u pajtuan që t’i fillojnë bisedimet për stabilitet strategjik me qëllim të krijimit të themeleve për masa të ardhshme rreth kontrollimit të armëve dhe zvogëlimit të rrezikut, shkruan Freee Europe.
Traktati New START hyri në fuqi në vitin 2011. Kjo marrëveshje e kufizon numrin maksimal të kokave të gatshme bërthamore në 1.550, numrin maksimal të sistemeve strategjike të shpërndarjes në 700 dhe siguron regjim të vërtetimit të gjendjes në terren.
Diskutime rreth kësaj post