Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marjana Semini.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, Gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Diskutime rreth kësaj post