Ish-presidenti Bamir Topi mendon se beteja Berisha-Basha mund të çojë në asgjësimin e PD.
Ai tha se ata të dy dinë shumë gjëra për njëri tjetrin, por i ruajnë kufijtë. Topi tha se sot PD është në një situatë mjerimi.
“Unë nuk e njoh sot Sali Berishën dhe nëse do kishte një studim për lidershipin që ka udhëheq vendin do e kishim shumë të vështirë të gjenim një koherencë për deklaratat tyre ndër vite.
Nga kjo gjë ka vetëm gënjeshtra dhe mashtrime lidhur me raportet e Sali Berishës me Lulzim Bashën, ky është fakti. Dhe ai tani që thotë me gjysmë zëri për ndjesë duhet ta thojë me gojën plot, me zë të lartë sepse për hir të kësaj lidhje organike mes tyre, këtu janë sakrifikuar dhe janë ngrënë koka të pjesës më elitare të PD, dhe ja ku është situata sot, që është një dramë, një situatë mjerimi.
Nga 2005 kur PD rierdhi në pushtet deri në 2013 dhe më pas ndoshta deri në 2021, ku me bashkëpunim , duke iu referuar dhe ngjarjeve traumatike që kanë ndodh ne vend kanë qenë bashkë dhe këtu futet ai instikti i vetëpërmbajtjes.Ata kanë shumë informacion për njëri tjetrin se i kanë bërë të gjitha bashkë”, tha ai.
I pyetur nëse ekziston PD dhe a mund të ketë një riformatim të saj, Topi tha:
“Për mua jo, sdua të bëhem cinik, por duhet pranuar ata që e kanë pasur dhe ata që e kanë të gjithë betejën e jetës së tyre , e kanë për veten e tyre, është betejë personale që çon në asgjësimin e PD , dhe sa më shpejt të kapet, është sinjal alarmi, aq më shpejt duhet të shkojmë në një rithemelim të së djathtës se ndryshe probabiliteti është që ky do të vazhdojë zotërimin e gjithë pushteteve që ka sot
Unë nuk jam për largimin e askujt, riformatimi i së djathtës bëhet mbi një bazament ku nuk diskutohet për njerëz , por diskutohet për parime, për vizion , programe.” – perfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post