Ish-deputeti i Vlorës Fatmir Toçi njoftoi të martën se ka mundur të shërohet nga koronavirusi pas 25 ditësh i infektuar, duke u bërë kështu politikani i tretë që ia del mbanë në përballjen me COVID-19 nga së paku 7 raste të raportuara deri më sot.
Ish-deputeti socialist shkroi në Facebook se kishte rezultuar negativ pas rreth 4 javësh i infektuar.
Teksa falënderoi personelin shëndetësor dhe njerëzit e afërt që e mbështetën ai tha se virusi i kishte goditur mushkëritë dhe do të mbetej nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Shefqet Ndroqi.
Toçi është një nga së paku 7 politikanë të cilët janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Në listën e rasteve me koronavirus është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
më 24 mars, deputeti Adriatik Alimadhi, – u shërua pas 49 ditësh.
më 9 korrik, ish-deputeti Fatmir Toçi, – u shërua pas 25 ditësh.
më 25 korrik, kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, – ende i infektuar.
më 10 korrik, deputeti Elio Hysko – u deklarua i shëruar pas rreth 3 javësh.
më 27 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, – ende i infektuar.
më 27 korrik, deputeti Ralf Gjoni, – ende i infektuar.
më 27 korrik, deputeti Enver Roshi, – ende i infektuar.
Diskutime rreth kësaj post