Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, gjatë një vizite inspektimi sa i takon situatës së rënduar prej motit të keq, është ndalur për të dhënë një komunikim të shkurtër për mediat.
Ai tha se situata është përmirësuar dhe shumë akse janë zhvbllokuar. Në fund, i pyetur për betejën elektorale në qarkun që ai përfaqëson, Balla injoroi komplet kundërshtarët politikë duke thënë se beteja është konceptuar si e fortë, por në fund fiton PS.
Pyetje: Beteja elektorale në qarkun e Elbasanit përherë është konsideruar e fortë. Ju si e shihni?
Balla: Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon kurrë në zgjedhjet e veta.
Diskutime rreth kësaj post