Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale pas ultimatumit që ambasadorja amerikane, Yuri Kim i dha dje kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar nga politika Sali Berishën.
Manjani shkruan se sipas tij problemi real është se ka shumë shqiptarë që më shumë sesa tek vota e fjala e tyre, besojnë se Shqipërinë po e bën Ambasada Amerikane.
Postimi i plotë:
“Problemi real është se ka shumë shqiptarë që më shumë sesa tek vota e fjala e tyre, besojnë se Shqipërinë po e bën Ambasada Amerikane.
Dhe pastaj bëjnë si të indinjuar pse nuk na hap rrugën Europa. Ndërkohë që shumë prej këtyre “besimtarëve” janë aplikantë ose përfitues të green card, emigrantë ose në rradhë për vizë amerikane.
Ky takëm mendon se gjykatat, prokuroritë, politikanët e çdo gjë tjetër në këtë vend i ka shpikur ambasada Amerikane. Edhe gjykatën Kushtetuese, të Lartën e të tjerat i ka shpikur për herë të parë Ambasada Amerikane!!!
Idiotësi e nivelit të lartë!
Sigurisht një idiotësi e ushqyer mirë nga Ai që sundon i qetë e i pashqetësuar nga askush… Përsa kohë që halli më i madh i Shqipërisë nuk përceptohet sundimi i Tij monist e i korruptuar, por do distancohet apo jo PD nga Saliu, dmth nga vetja, është shumë komod…
Por kam një pyetje të thjeshtë për idiotët:
Përse drejtësia e shteti në Amerikë ecën mbarë, megjithse atje nuk ka ambasadë Amerikane?!
Apo është e komplikuar si pyetje?!
Nuk do çuditesha…
Natyrshëm, është e tepërt që me këtë takëm idiotësh të kërkon arsyetim mbi Konventën e Vienës për statusin e diplomatit…“-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post