Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e komisionit përzgjedhjes te kandidaturave për deputetë në PD ka deklararuar mbrëmjen e sotme se komisioni i përzgjedhjes bëri çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi.
“Ne si komision kemi bërë çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi. Për mua ishte jnë shprehje e një egoje të tepruar. I daltë i hajrit, unë do të doja shumë që ajo të ishte në Kuvend se do të mblidhte njerëz që nuk e duan Ramën.
Edhe emrin “Lëvizja për Ndryshim” ia kam gjetur unë me Astrit Patozin. Është fraza ime ajo. Nëse Topalli do të mbledhë njerëz që nuk kanë besim tek Opozita dhe urrejnë Ramës, kjo është diçka shumë e mirë.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post