Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.
Mijëra besimtarë janë mbledhur në kishën e “Shën Palit” në kryeqytet ku eshte mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve, duke u lutur për paqe, dashuri dhe lumturi.
Ceremonitë e kësaj dite të rëndësishme kulmojn me një seri ritesh dhe ceremonish fetare, që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë.
Ky është viti kur shqiptarët do të përjetojnë Shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shpalljen e Martirëve shqiptarë.
Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare njëherësh edhe Arqipëshkëv Metropolit i Dioqezit Shkodër Pult, imzot Angelo Massafra, në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, apeloi për më shumë përkujdesje ndaj të varfërve.
“Të dashur miq të zgjedhur prej popullit për t’u kujdesur për të mirën e përbashkët prej zemrës po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, t’u lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post