I ftuar në emision “Thumb” në ABC News Bes Kallaku ka folur për sakrificat e karrierës. Në rrëfimin e tij, Besi tha se nuk i ka pasur të thjeshtë fillimet e karrierës së tij. I është dashur të shkojë me mjete nga më të ndryshmet në shtëpi, madje ndonjëherë kur nuk kishte automjet, ai ka fjetur tek tavolina e punës.
“Kam 16 vite karrierë. Në fillimet e mija vija në punë me furgon, autobus, ikja me ambulancë, kthehesha me dum dum, saurrelë, se s’kisha makinë, flija tek Piramida. Me ata të cilët kam punuar, ata minimumi kishin një shtëpi në Tiranë, unë nuk kisha asnjë gjë. Kur flija tek Piramida tek tavolina e punës se nuk gjeja furgona dhe zgjohesha dhe laja sytë dhe dilja tek kafja dhe thoja” “Sa erdha prej Fushë- Kruje”. Është e gjitha një vuajtje. Unë i kam kaluar të gjitha etapat dhe sot nëse kam një makinë të mirë, kam sakrifikuar. Janë 16 vite punë dhe karrierë”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post