Silvio Berlusconi nuk ka më pjesë te Milani, por vijon të flasë për kuqezinjtë. Në një intervistë, ish kryeministri italian dhe presidenti i kuqezinjve ka treguar se vijon të ketë në zemër Milanin.
“Milani është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time, por nuk kam ndërmend të rikthehem sërish.
Klubin e shita pasi u bë e pamundur që një familje të përballojë gjithë ato shpenzime që duheshin për ta mbajtur skuadrën në nivele të larta”, tha Berlusconi.
Gjithsesi, ish presidenti i Milanit, që shquhej për ndërhyrjet e shpeshta në skemat e trajnerëve, kritikon edhe Genaro Gattuson për modulin që përdor te kuqezinjtë.
“Ky modul loje është i gabuar. Kur e shoh skuadrën të rreshtuar në atë mënyrë, më përzien”, tha ish presidenti i Milanit.
Diskutime rreth kësaj post