Gjermania nuk e sheh gati Shqipërinë për të ecur në rrugën e familjes së madhe evropiane, BE-së.
Kështu, Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane ne Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum tha sot nga Tirana se do t’i kërkojë qeverisë federale që të mos miratojë kërkesën për çeljen e negociata për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në një konferencë për mediat në kryeqytetin shqiptar, zyrtari gjerman tha se përveç 5 prioriteteve kyçe, vendi ynë duhet të zbatojë 7 kushte.
Sipas tij Shqipëria ka shënuar hapa pas në luftën ndaj drogës, reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Pjesë nga fjalimi
Ne dëshmojmë se jemi pro çeljes së negociatave me BE. Ne duam të japim dhe një orientim për palët politike dhe të dini ku ndodheni dhe cilat janë përditshmëritë tona. Bundestagu ka të drejtë që të shprehë qëndrimin e tij. Kancelaria nuk mund të shprehej pro pa vendimin e Bundestagu.
Më lejoni të shprehë që në fillim, duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejtat e plota në BE.
Duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qenit në BE njësoj sinë Gjermani Francë dhe vende të tjera. Ne mbështesim Shqipërinë dhe bendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Prej vitesh BE dhe Gjermania në mënyrë të veçantë mbështesim vendin tuaj në integrimin drejtë Europës. Mbështesim progresi e deritanishëm të vendit në rrugën që ka bërë Shqipëria drejt BE. Këto arritje janë mbresëlënëse.
Por sot është ende e paqartë se kur mund të hyjë reforma për drejtësinë në fuqi. Deri tani ky prioritet nuk është përmbushur.
Dy prioritete të tjera kyçe lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës thuajse nuk ka patur asnjë progres në krahasim me 2015. Në këto kushte këto reforma janë të pamjaftueshme.
Për këto arsye grupi parlamentar do ti rekomandojë qeverisë federale të mos miratojë çeljen e negociatave.
Diskutime rreth kësaj post