BERLIN, 16 mars Çështja e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian nuk është ende në rendin e ditës pavarësisht bisedimeve në vijim për zhbllokimin e negociatave në kuadër të paktit mbi krizën migratore, paralajmëroi sot Angela Merkel.
Nëse këto bisedime do të jenë të hapura nëpërmjet shqyrtimit të kapitujve të rinj, ato do të vijojnë me një rezultat të qartë pasi anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk është absolutisht në rendin e ditës”, deklaroi kancelarja gjermane përpara deputetëve gjermanë, ku shumica prej tyre kanë shprehur me shqetësim ofrimin e koncesioneve më të zgjeruara për këtë çështje kundrejt Ankarasë.
Në këmbim të bashkëpunimit me vendet evropiane në luftën kundër kalimeve të paligjshme të refugjatëve dhe migrantëve nga territori i saj drejt Greqisë më pas në Evropën e Veriut, Turqia kërkoi rifillimin e këtyre negociatave për anëtarësimin në BE, të bllokuara kryesisht nga çështja qipriote.
Ankaraja kërkoi gjithashtu deri në fund të muajit qershor heqjen për shtetasit e saj të detyrimit të sistemit të vizave për qarkullimin e lirë në vendet e Bashkimit Evropian./
Diskutime rreth kësaj post