Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka dalë kundër ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha. Mark Marku u shpreh se Berisha është përgjegjës, për caktimin dhe mbrotjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.
“Berisha po shfaq fiks atë se si nuk duhet të jetë PD. Aurel Plasari po humb kohën historike por edhe fizike. Kjo foltore është momenti më i keq i saj, po sulmon atë. Po ta kuptosh se si ka qenë pjesa më e keqe e PD-së është fiks këtu. PD është në këtë pikë për shkak të përgjegjësive të Berishës dhe të Bashës. Berisha nga ’90 deri në 2013, e për pjesën nga 2013 deri për pjesën përpara se të fillonte aksionin politik ka përgjegjësinë. Edhe për atë ka pjesën e vet të përgjegjësisë vet, në vend që të dalë të kërkojë falje për Bashën. Këto janë pjesë e përgjegjësive në këto 30 vite në veprime e mos veprime të tij në PD. Ai thotë se kam një plaftormë për PD, por e ka për veten”, deklaroi Marku.
Më tej ai shtoi se “i gjithë mesazhi i Foltores ka qenë të heqë Bashën, nuk thotë do të jetë vetë, apo jetë i caktuar. Nëse ky tjetri ka fuqinë të shkarkojë këtë vetë dhe të caktojë një tjetër. Kjo do të thotë se problemet do të zgjasin, kjo nuk është një alternativë për PD-në, por që çon edhe drejt shkatërrimit”.
Më tej kontestoi dhe mënyrën e të bërit politikë të Berishës, duke aluduar se në raport me 600 mijë votat e marra nga PD, mbështetësit e tij janë të pakët në numër.
“Çfarë garancie po më jep mua Berisha, se prapë zgjedhja e tij o të jetë prapë një dështim, siç pretendon ai me Bashën? Unë e di se Basha nuk ka besueshmëri, e ka humbur dy palë zgjedhje, ia kam thënë dhe personalisht, një parti nuk është e lodhur. Jam larguar pa asnjë hezitim e kam marrë vendimin e fundit të palëvizshëm. Do të duhet që Basha t’i lihet që të paraqesë alternativën para PD, sepse ka qenë në dyzim drejtimi, ta formatojë PD edhe në këtë mënyrë që të krijojë edhe pasuesin sepse e ka aktin e fundit. Berishizmi për mua është një mënyrë e të bërit politik i tejkaluar, një lloj enverizmi për të bërë politikë në demokraci, unë nuk jam kundër tij si person, se ka bërë edhe gjëra të mira”, theksoi Marku.
Diskutime rreth kësaj post