Gazetari Denis Dyrnjaja në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se mazhoranca ka filluar të pranojë sfidën elektorale. Ai shtoi se PS po njeh njerëzit e Sali Berishëcs edhe pse këtë të fundit e ka cilësuar si “Non Grata”.
Më tej ai theksoi se fushata elektorale ende nuk është ndezur ashtu siç ndodhte herët e tjera.
“Kam vënë re që PS, ka filluar të pranojë në sfidën elektorale, njerëzit e Berishës. Kam vënë re që kanë qenë ballë përballë në studio, gjë e cila nuk ka ndodhur më përpara. Ka një risi në njohjen në njëfarë mënyre të kundërshtarit. Garë në zgjedhje pa kundërshtarë s’mund të ketë. Detyrimisht PS, deshi s’deshi, i cilëson apo jo ‘non grata’, ka filluar t’i pranojë si kundërshtarë tashmë. Duket që nuk është një betejë elektorale e nxehtë e ndezur, siç jemi mësuar t’i kemi betejat elektorale”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post