Kryetari i PD Sali Berisha, në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD në Durrës, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 9 vitet e qeverisjes së tij, e ka ulur rrogën mesatare me të paktën 35%, ndërsa theksoi se zyrtarët e qeverisë mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e vjedhura nga shqiptarët.
Berisha: “Rama do t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët
E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.
Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.
Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.
Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.
Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post