Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi ‘Air Albania’ për t’u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike.
Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare.
Deklarata e Berishës:
“Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, pushtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi ‘Air Albania’, por për motin nuk e dimë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post