Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ishte në Peshkopi në “Foltoren” e radhës në takimet që po zhvillon me demokratët.
“Por cili do të jetë hapi i radhës pas “Foltores”? “Ne në Kuvend do të paraqesim edhe një program. Do të marrë të gjithë fizionominë që i takon”, tha ai.
Gjatë fjalimit me demokratët, Sali Berisha zbuloi edhe një “muhabet” me Lulzim Bashën përpara se lideri i PD-së ta përjashtonte nga grupi.
“Nuk kisha ndërmend, por po jua tregoj. Para dy muajsh bëmë një muhabet me të dhe i them unë, Lul mos u përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. Hotianët e kanë pasur një fjalë, ndihma e Zotit pushka e Hotit.
Po. Tha, tani, çfarë do të thotë? Ndihma e Zotit, penda ime. Edhe Bashët edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, por ti nuk numëron asgjë përveç humbje”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post