Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për pasurinë e Ramës. Ai u shpreh se kreu i qeverisë në 8 vite ka 16–fishuar pasurinë e tij personale.
“Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite. Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli.
Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milioner, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro”, – tha Berisha për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post