Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për pasurinë e Ramës. Ai u shpreh se kreu i qeverisë në 8 vite ka 16–fishuar pasurinë e tij personale.
Deklarata e Berishës:
“Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite. Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli.
Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milioner, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro”, tha Berisha për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post