Që nga dita kur SPAK vendosi në sekuestrim kompaninë koncesionare për inceneratorin e Tiranës, Sali Berisha thotë se Erion Veliaj po lëviz të gjithë gurët që vetën ta nxjerrë si viktimë në aferën korruptive të djegësit të kryeqytetit.
Ish-kryeministri e akuzon kryebashkiakun e Tiranës se bashkë me bandat kriminale po i ushtrojnë presion prokurorëve të çështjes për ta kaluar gjithë peshën e fajit të ish numri dy i qeverisë, i arratisuri nga drejtësia, Arben Ahmetaj.
Erion Veliaj ka mobilizuar të gjitha potencialet mafioze dhe mediatike dhe kërkon me çdo kusht të paraqitet ose si viktimë ose së paku si myshteri e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Ai po bën presion të madh edhe në sistemin e drejtësisë.
SPAK i thotë se çelësi për zbardhjen e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës në shkelje të ligjit është Alqi Bllako, ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, i arrestuar dhe në burg nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Për të gjithë ata që janë të interesuar që ky problem të zbardhet deri në fund, një kusht i tillë mund të plotësohet në rast se Alqi Bllako ose Etleva Kondi merren si të penduar të drejtësisë.
Erion Veliaj e akuzon si padronin e djegësit të Tiranës dhe se ishte ai që i hapi rrugën ndërtimit korruptim të inceneratorit me vlerë miliona euro.
Diskutime rreth kësaj post