Kreu i PD Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se në këtë ditë lindi shpresa, besimi i pakufijshëm tek e mira dhe tek e ardhmja.
Më tej kryedemokrati uron që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar.
Postimi:
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.
Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!
Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!”,-thotë Berisha.
Diskutime rreth kësaj post