Me tone të forta ka folur ish-kryeministri Sali Berisha nga cadra e protestës, duke i përsëritur Ramës kërkesën e panegociueshme të opozitës, të ikë një orë e më parë.
“I them Edi maskës, se më 18 shkurt pra 35 ditë më parë në rrugët e Tiranës vërshuan me mijëra, nëse nuk dominohej do të kapte ty edhe në strofullën e maleve të Sharrit ku ishe futur, edhe atje do të gjente, por forcat demokratike janë forca demokratike” tha Berisha.
Sipas tij, pas 35 ditësh shpresa është ngjallur më shumë se kurrë në mbarë vendin.
“Ty të shohin si një kufomë politike dhe të ardhmen e shohin te opozita te Lulzim Basha, po krahas shpresës dhe besimit, neveria dhe padurimi për të të qëruar nga pushteti po bëhen të mëdha, mos provo të presësh një tjetër 18 prill apo 18 maj se do jetë fundi yt i tmerrshëm” tha ai.
Duke i kujtuar raste të ngjashme në botë se si e kanë pësuar ata që kanë keqpërdorur pushtetin në kurriz të qytetarëve, ai i ka kërkuar Ramës të ikë sa më shpejt.
“Po të jap fjalën ik shpejt, se nuk do vijnë marinsit amerikan, por këta rambot e demokracisë, këta djem e vajza e me lecka do të krrejnë nga zjo zyrë, bunkeri, tuneli, kudo që të jesh.
Largohu më mirë se po të pret një fund i tmerrshëm që e meriton, por ne kemi vendosur të ecim me një qeveri teknike, që të cojë vendin në zgjedhje.
Jo vetëm xhelati Fatmir Xhafa, por edhe të gjithë xhelatët të ngrohen nga varri nuk të shpëtojnë ty nga verdikti i popullit shqiptar” tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post