I ftuar në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela tha se tubimi i thirrur nga Sali Berisha ditën e samitit të BE-së në Tirana tha se ishte një dëm i madh për Partinë Demokratike.
“Protesta ishte dëm i madh për PD. Kishte një përkrahje shumë të vogël dhe ndodhi ajo që ndodhi në lidhje me personin që e goditi. Protesta e tyre e dëmtoi shumë opozitën dhe ata nuk e kuptojnë se po kthejnë Ramën në një lider me valencë të madhe në Perëndim. Ajo ishte një protestë që cenon interesin kombëtar, por nuk e cenoi pasi i dha jehonë më të madhe, sepse është non grata në Amerikë. Shqipërinë nuk e dëmtoi dot. Në goditjen që i bën një njeri mund të jenë shkaqe personale, psiqike, dhe ne duhet ta presim se çfarë na thotë pushteti gjyqësor”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post