Ish-kryeministri Sali Berisha po mban “Foltoren” e radhës në qytetin e Shkodrës, ku është pritur nga qindra simpatizantë.
Në fjalën e tij, ai u ka bërë thirrje zyrtarëve të tjerë demokratë që nuk i janë bashkuar në këtë takim, duke u shprehur se nëse ata do të pranojnë t’u mohohet e drejta e votës, atëherë edhe ata do të jenë pengje si Lulzim Basha.
Deklarata e Berishës:
“Dua të falenderoj të gjithë nënkryetarët e bashkisë, kryetarët e degëve dhe grupseksioneve, por dua t’ju çoj një mesazh gjithë të tjerëve. Nuk është çështja mes Berishës dhe Bashës, por çështja është jetike, për votën. Nëse pranoni t’u mohohet e drejta e votës, që statuti të shkelmohet, dëgjojeni mirë, të tillë njerëz nuk mund të jenë kurrë qytetarët e lirë, të tillë janë pengjet dhe mercenarët”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post