Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar “Foltoren” e tij në qytetin e Shkodrës. Berisha tregoi se në vitin 2001 kishte kapur mat Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguese.
Deklarata e Berishës:
“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë. Nuk është se e kishim klimën në favor. Një demokrat që duhet t’i jemi mirënjohës, kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguese. I çoj fjalë i them o ti agjent i Klosit o i korruptuari i Klosit po e qepe gojën ta dish mirë të gjitha këto foto do të dalin. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehej se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin shqiptar. U vunë sanksione për Fatos Nanon”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post