Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar nga Foltorja e Shkodrës, pse e solli Lulzim Bashën në krye të PD.
Deklarata e Berishës:
“Kam qëndruar kundër korrupsionit dhe nuk kam ndërhyrë në probleme të brendshme të PD-së. ndoshta po të kisha ndërhyrë nuk do të ishim kështu siç jemi sot. Çfarë kërkon Berisha? Më datë 20 maj do tu rrëfej një gjë shumë të veçantë. Më shpallën non-grata për problemet që i njoh mirë, kam pasur përplasje të jashtëzakonshme me multimiliarderin George Soros, mendova me veten time, pse ma bënë këtë mua. Unë në 8 vite nuk kam interes për të mbrojtur një interes familjar apo personal. Lulzim Basha peng mori një vendim që asgjësoi pluralizmin. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka së bashku, së pari që ju të zgjidhni njerëzit që besoni më shumë. Që vota juaj të numërohet në dritën e diellit, askush të mos lozë me të
. Kur Lulzim Basha kandidoi për kryetar bashkia, doli problemi për votat e keqhedhura. Në çdo kod kombëtar quhen të vlefshme dhe filluam numërimin. E rrethoi komisionin, do bëj këtë e do bëj atë tha. Asgjë mos i bëj i thashë se do i kemi punët keq. Më erdhi një përfaqësi e lartë, më tha të ndërpres votimin. Zotëri i nderuar i thashë, kur shqiptarët të mos numërojnë votën e tyre, ta hedhim në Lanë demokracinë, s’ja lejoj këtë turp vendit tim. Votat u numëruam e 5 kamera. Lumenjtë e gënjeshtrave të Edi Ramës do i shkrijmë si brymën para diellit. Do të ngjallim shpresë në çdo zemër dhe vatër shqiptare. Por kjo kërkon nga të gjithë që t’i themi vetes çdo ditë: të ndryshojë, të ndryshojë, të ndryshojë. Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores.“-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post