Një ditë pas protestës para parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje në veçanti socialistëve, që të largojnë Edi Ramën nga pushteti dhe të mos e nënvleftësojnë situatën. Deklarata u bë për mediat pasi Berisha shkoi për të vizituar një ekspozitë pikture.
“Unë u bëj thirrje, – tha Berisha, – u bëj thirrje socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi, e them absolutisht me bindjen më të thellë, me të gjitha ndijimet e mia, se urrejtja nga Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më pakufishme.
Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 dhe dje, në masat e gjëra protestrues,e atë urrejtje, atë urrejtje, që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistëvë: mos nënvleftësoni situatën! Se në mënyrë absolute, dënimi, ndëshkimi mbarëpopullor për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë. Ndaj dhe edhe t’i thërrasin mendjes, t’i thërrasin atyre që u ka ngelur edhe një nonagram atdhetari, ndershmëri dhe përkushtim, të mos lejojnë përshkallëzimin, sepse edhe njëherë e them, ky është një revolucion i filluar nga studentët,” theksoi Berisha.
Përsa i përket qëndrimit të vendeve ndërkombëtare ndaj dorëzimit të mandateve të opozitës, Berisha i ftoi që të vijnë në Shqipëri dhe të shikojnë realitetin.
‘Ndonjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një veprim të tillë, por dua të siguroj të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm, mos pranimin për të qenë fasadë e së keqes dhe daljen në fushëbetejë për të mbrojtur vlerat. Sikundër kam një ftesë, bëj thirrje të vijnë të shohin, realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë, dhe i siguroj që do gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që do kenë në dosje në tavolinë’, u shpreh Berisha.
Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Berisha theksoi se opozita po përgatitet fuqishëm për to, por theksoi se nuk do të ketë më zgjehdje me Edi Ramën.
‘Opozita po bën përgatitje të ethshme për zgjehdje, por zgjedhje me Edi Ramën nuk do ketë më. Këtë ju garantoj. 16 shkurti, 21 Shkurti dëshmoi se është një cunam që Shqipëria ju garantoj në disa aspekte edhe më i fuqishëm se në vitin 1991 sepse në vitin1991 vëretët kishte një n% të madhe tëpop të pakënaqur dhe me urrjetje me komunizmin, por një % e madhe ishte ndokrtrinuar. Tani u them që janë me qindra, mijëra që kanë votuar Edi Ramën dhe ishin në shesh dhe do dalin në shesh për t’i dhënë atë që meriton. Dilni socialistë përzini Edi Ramën’, tha ish-kreu i qeverisë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post