Sali Berisha, nga Kavaja, ku edhe po mban ‘Foltoren’ e radhës, tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet bërë, pasi nga çdo marrëveshje mes PD dhe PS, fituese ka dalë gjithmonë kjo e fundit.
“Ata i janë vërsulur Kushtetutës si çakej. I bëj thirrje deputetëve të PD, të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën sepse përgjegjësia do të jetë shumë e madhe. Edi Rama është i pabesë, njësoj si pengu që ka marrë. Nuk njohin marrëveshje. Ata të cilët mbështesin Lulzim Bashën, a mund të mbështetet një njeri i cili ka regjistruar 4 humbje njëra pas tjetrës? Të vendosësh besimin te një i pa besë nuk është mençuri. Jo. I pa besi, nuk ndërton kurrë marrëdhënie njerëzore”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post