Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur edhe sonte fjalimin e tij para mbështetësve poshtë pallatit. Kreu i PD-së gjatë fjalimit ka ftuar qytetarët që të nisin një mision të ri, një mision shpëtimtar për vështirësitë që përballen çdo ditë.
“Çdo qytetar i këtij vendi që e ndjen veten sadopak shqiptar. Që e sheh Shqipërinë se si tretet para syve të tij, sheh pasuritë e këtij vendi se si plaçkiten në mënyrë të tmerrshme nga një klan qeveritarësh. Sheh krimin që me hanxharët e tij bën ligjin në rrugë, në shesh, në parlament, në kryeministri, në ministrinë e Rendit, në bashki dhe në mbarë vendin. Të gjitha këto shpresoj se duhet të bëhen një nxitje e madhe për një mision të ri, për një mision shpëtimtar.
Duhet të frymëzohet nga ju, qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare që çdo natë kapërceni çdo vështirësi dhe ngrini këtu zërin e protestës. Mbroni këtu asgjë më shumë për veten tuaj, se sa për çdo qytetar të ndershëm shqiptar. Asgjë më shumë për veten tuaj se sa për çdo patriot shqiptar. Asgjë më shumë për veten tuaj, se sa për çdo burrë, grua, të re dhe të ri të këtij vendi,” tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post