Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me disa përfaqësues të sindikatave në vendin tonë, një ditë pasi deklaroi se do të kërkonte bashkëpunimin e tyre për të zhvilluar protesta në vend.
Berisha, gjatë takimit në një prej hoteleve të njohura në Tiranë, u tregoi sindikalistëve se sa e rëndë është, sipas tij, gjendja ekonomike dhe ajo sociale në vend.
Opozita është nën presion prej disa javësh, pasi ka paralajmëruar protesta të mëdha këtë shtator, por nuk ka realizuar asnjë edhe pse kanë mbetur vetëm dy ditë deri në tetor.
“Ju jeni dëshmitarë dhe e njihni se si pasuritë përrallore të vendit shfrytëzohen në mënyrë të egër nga klientela e qeverisë, kurse shqiptarët përfitojnë prej tyre asgjë më shumë se çfarë përfitonin të kolonizuarit nga fillimet e këtij shekulli. Ju jeni dëshmitarë se si rrogat e mësuesve, e mjekëve, e infermierëve, policëve, ushtarakëve, jo që nuk janë rritur, por janë 20-30% më të ulëta se në vitin 2013. Ju jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi, çfarë qëndrimi përçmues mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post