Kryetari i Grupit parlamentar te PS Taulant Balla, ka reaguar ashper ndaj ish ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook, ka sulmuar sot policen e cila gjatë protestës humbi gishtat.
“Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!”, shkruan ndër të tjera Berisha duke publikuar një foto të një efektiveje e cila është në spital përball ministrit Sandër Lleshi.
Ndersa kreu i grupit te PS ka apeluar ndaj Berishes qe ta fshije komentin dhe ti kerkoje falje polices se plagosur, ai nuk ka ngurruar ta cilesoje nje cmenduri ate qe ka shkruar.
“Çmenduria nuk ka brirë! Por ky sulm i turpshëm i një ish-kryeministri ndaj një vajze të re është pak ta quash çmenduri. Sali Berisha!
Kjo vajzë e re, punonjëse e Policisë së Shtetit, ka moshën e mbesës tënde.
Të të vijë turp që more guximin të shkruash këtë palaçollëk ndaj saj.
Fshije urgjent këtë postim dhe kërkoji falje vajzës. Mjaftohu me baltën dhe shpifjet që bën ndaj nesh cdo ditë.
Por mos guxo të fyesh vajzën e një familje të thjeshtë shqiptare, e cila kryen me ndershmëri detyrën si punonjëse e Policisë së Shtetit. Turp!”, shkruan Balla në një postim në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post