Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, nga “Foltorja” e Lezhës, duke thënë se ajo është në konflikt interesi pasi kalon fundjavat me “Majezën e qeverisë”, duke i’u referuar Anjeza Majës që punon ERTV.
Deklarata e Berishës:
“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro-perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer.
Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë.
Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qofsh. Ndaj jam i mendimit se objektiviteti dhe jo konflikti i interesit, janë rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar,” – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post