Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet e fundit që kanë përfshirë drejtësinë, teksa është ndaluar tek rasti i gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se është e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash. Në fjalën e tij para mbështetësve demokratëve poshtë banesës Berisha është shprehur se drejtësia ka hije të mëdha dyshimesh pasi veprimtaria e tyre bie ndesh me shtetin e së drejtës. Sipas Berishës sot drejtësia është e përbërë nga mafie, falsifikatorë dhe monstruozë.
“Sot, drejtësia është drejtësia e mafies me tre mbiemra. E Dumanëve mercenarë. E Arben Rakipëve me shokë, falsifikatorë monstruozë. Sot, për një çështje, shqiptarët duhet të presin 15 vite dhe për ta ofruar qoftë edhe 3 vjet, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet. Edi Rama, ti dëgjon lakejtë e tu, të cilët mëkohen me paratë tua të krimit, por të them sot ty, sot në Europë je njeriu më famëzi. Na thuaj pak o simbol i korrupsionit, ikonë e zezë e tij, cili kryeministër ka rekrutuar me korrupsion, zyrtarët të nivelit McGonigal? Apo ambasadorë, diplomatë dhe zyrtarë të tjerë? Edi Rama, je turpi i Shqipërisë. Je turpi i Europës. Je turpi i NATO-s. Turpi i vendeve të lira”. – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post