Ish-kryeministri Berisha, ka komentuar në ‘Çim Peka Live’ edhe sondazhet e fundit që janë publikuar në disa televizione, duke përfshirë edhe atë të ‘Flame Tree Advisors’ në Syri Tv që e nxirrte përpara me pikë PD dhe opozitën e bashkuar.
Reagimi i Berishës:
“Uën i ndjek sondazhet, nuk i injoroj. Por e kam të vështirë që ti marr si të mirëfillta
Pse çfarë kanë sondazhet?
Sondazhet janë shumë defektuoze për partitë e vogla.
Është provuar me çdo sondazh që LSI ka dalë 2-fishin e sondazheve në zgjedhjet reale, por edhe parti të tjera të vogla.
Vetëm G99 dilte 5 përqind dhe doli 0.99 përqind.
Një faktor janë të pavendosurit.
Që të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën e bashkuar 4 deri në maksimumi 8 pikë përpara Partisë Socialiste.
Dhe këtu duhen parë partitë aleate të Partisë Demokratike.
Ndaj e shikojë të pashpresë Edi Ramën.
Kjo duket edhe nga qëndrimet e tij ku ka humbur çdo lidhje me njerëzit.
Rama ka frikë nga njerëzit.
Një fushatë ku dëgjohet çdo ditë gërr-mërret e Arben Ahmetaj, ajo është një fushatë antipopullore.’
Berisha komentoi edhe rolin e LSI-së në këtro zgjedhje.
‘Ka një fakt. Koalicioni PD-LSI ka funksionuar plotësisht deri një muaj para zgjedhjeve dhe kjo është pozitive për listën e përbashkët. Por nga ana tjetër, duhet të pranojmë që LSI është një parti e majtë.
Dhe duhet të shikojmë se sa i gatshëm është elektorati i LSI që të votojë bashkë me partitë e djathta.
Kjo kërkon studim.
Apriori unë jam dakord për një listë, por duhet një studim i besueshëm i elektoratit të LSI.
Nuk besoj se ka një problem për partinë kryesore, por për LSI duhet të tregojnë studimet.
Sepse opozita e bashkuar si e tillë është përpara Partisë Socialiste.”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post