Edhe këtë të premte, portestuesit u mblodhën poshtë banesës së Sali Berishës. Ai e quajti këtë protestë si simbol shprese, guximi, inkurajim për çdo shqiptar.
“Misionarë të vërtetë të një beteje të re pa kthim, jetike dhe vendimtare për çlirimin e këtij vendi nga diktatura e aleancës me krimin, drogën dhe korrupsionin.”
Berisha tha se Shqipëria ra në një tjetër diktaturë 32 vite pasi u largua nga një dikataturë që bëri të vuajnë shqiptarët.
Edi Rama, sipas Sali Berishës përdori armën që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të gjitha kohërat, frikësimin e qytetarëve.
Sipas Berishës, frika individuale është nëna e të gjitha këqijave.
Diskutime rreth kësaj post