Ish-kryeministri Berisha foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e tjerër të opozitës. Berisha tha se do të vijojnë betejën “dhëmb për dhëmb” kundrejt maxhorancës duke shtuar se deputetët e PS nuk duhet që të provokojnë kolegët e tyre.
“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend. Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit. Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”, tha ai.
Më parë socialistët kërkuan përjashtimin e deputetëve; Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.
Sipas tyre, Bardhi tentoi të gjuante me shishe uji kryetaren e Kuvendit, kurse Bledion Nallbati u përplas me Vullnet Sinajn, ndërkohë që të tjerët penguan zhvillimin normal të seancës plenare.
AlbEu sjell pjesë nga shkresa:
“Deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhëillimin normal ti seancës plenare që ne nisje te saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e registruar te mbanin fjalën e tyre.
Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnië deputet të regiistruar të mbante fjalën duke iu afruar e penguar gjate diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të perfundonte fialën.
Deputeti Gazmend Bardhi perveç veprimeve të mèsipërme tentoi te godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltorë. Gjithashtu deputeti Bardhi gate kohës qe deputetja e Partise Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për te mbajtur fjalen e saj, ai i hogi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu te drejtën pêr te folur.
Deputeti Edi Paloka pengoi deputetat e Partise Socialiste të mbanin fjalên e tyre, u be pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gate kohës që deputeti Bujar Cela po fliste i hoëi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr te drejtën e fjalës.
Deputeria Albania Vokshi pengoi gëate gjithe kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gate kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoëi karten nga pajisja elektronike duke mos e lejuar te fliste.
Deputetët Samir Korreshi dhe Lefter Gështenja penguan zhvillimin normal të seances duke bllokuar foltoren.
Sa me sipër, bazuar ne nenin 63, pika I gërma d), dhe nenin 65/I te Rregullores se Kuvendit ta Republikes se Shëipèrisë dhe ne nenin 3, germa dh) dhe 2), nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit te Sjelljes së Deputetit te Kuvendit te Republikës se Shqiperisë, paraqesim kerkesen si më poshtë:
– Marrijen e masës disiplinore ndaj deputetëve Garmend Bardhi. Bledion Nallbati, Flamur Noka. Edi Paloka. Albana Vokshi. Samir Korreshi dhe Lefter GEshtenja.
– Mbledhjen e Sekretariatit per Procedurat. Votimet dhe Etiken për vlerësimin e masës disiplinore”.
Diskutime rreth kësaj post