Sistemi VAR i cili në jo pak raste ka anuluar gola, apo ka shpëtuar të tjerë të sigurtë, duket se nuk është efikas vetëm në futboll.
Seanca e kësaj të enjteje, nisi me karrige të përmbysura. Deputetët e udhëhequr prej Berishës dhe Bardhit përmbysën karriget, bllokuan hyrjet për kolegët e maxhorancës, dhe zunë vendet e ministrave e po ashtu ua morën kartat e tyre të votimeve. Zyrtarisht seanca nuk u çel për mediat, por mes zhurmës së krijuar nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj njoftoi shtyrjen e saj, vetëm 20 minuta më pas.
Ligjvënësit e maxhorancës u shpërndanë pas urdhërit të nënkryetares Felaj, por opozitarët u shfaqën mosbesues dhe i druheshin një rikthimi të tyre, duke u ngujuar në errësirë për rreth 6 orë. Pamjet i transmetuan vetë deputetët, që thonë se këtë të enjte nisën qëndresën e tyre, për t’i pamundësuar maxhorancës normalitetin në parlament.
Por ndonëse në fillim u njoftua për 26 deputetë të përjashtuar, sistemi ‘VAR’ i përdorur këtë herë nga administrata e Kuvendit, shpëtoi tre prej tyre. Administrata i është rikthyer pamjeve të siguruara nga kamerat që ndodheshin në kuvend, nga ku rezultoi se 3 deputetë nuk ishin përfshirë në veprime penguese.
Këqyrja e kamerave të Kuvendit shpëtoi deputët Dhurata Çupi, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafa.
Diskutime rreth kësaj post