Për pak ditë zyrtatrisht do të nis fushata për zgjedhjen e kryebashkiakut të Kukësit, që do të mbahen më 24 shtator. Por ndërsa afatet po afrojnë Sali Berisha e vetëm një gjë të qartë në mendjen e tij, se ai do të marrë pjesë në zgjedhje. Por ende nuk ka përgjigje se si. Sali Berisha i vetëm nuk regjistorhet dot në zgjedhe, pasi nuk ka logo dhe vulë.
Në 14 maj u fut nën ombrellën e Ilir Metës, me koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Por për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, Berisha duket i pavendosur nëse do të jetë sëriash bashkë me aleatin e tij e momenteve të vështria. Këtë të hënë, i pyetur nëse do të jetë në bashkëpunim me Ilir Metën në Kukës, Berisha tha: “Në bashkëpunim me aleatët. Po diskutohet dhe do të vendoset”.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i dyshes Berisha-Meta humbi thellë në zgjedhjet e 14 majit. Një rezultat dërmues në të gjithë bashkitë e mëdha të vendit dhe për herë të parë humbi dhe Shkodrën.
Që prej atëherë Sali Berisha dhe Ilir Meta duken të distancuar dhe nuk vihet re e njëjta marrëdhënie e ngushtë që ata kanë pasur më parë. Vetëm pak ditë më parë Ilir Meta megjthëse konfirmoi se aleanca me Berishën vazhdon, u shpreh në terma të përgjithshme dhe jo njësoj si më parë.
Por nga ana tjetër Sali Berishës i duhet një logo koalicioni për tu bërë pjesë të zgjedhjeve, në një kohë që Foltorja e tij nuk është regjistruar si forcë politike. Dhe ndoshta edhe këtë herë Berisha, edhe pse nuk e përmend, do të përdorë flamurin e Ilir Metës.
Diskutime rreth kësaj post