Prej ditësh në media, lajmi që është përfolur më së shumti është shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Në këtë mënyrë, atyre nuk i lejohet hyrja në SHBA.
Ky lajm nuk kishte si të kalonte pa u komentuar edhe te spektakli i humorit “Kosherja”, ku militanti më i flaktë i Partisë Demokratike, Gjini ka shprehur gjithë entuzizmin e tij se Berishës nuk i duhet Amerika.
I vënë në skenë nga aktori, Bes Kallaku, Gjini ka deklaruar se Berisha po të dojë të shkojë në SHBA ikën me kamion nga Kukësi.
Sipas militantit demokrat, Berishën nuk e ndalon dot askush se nuk është individ, por frymë.
“Për ca i duhet Amerikës Sali Berisha? Po ku i duron dot 12 orë rrugë Sali Berisha për të shkuar. Berisha po të dojë të shkojë në Amerikë shkon me makinë deri në Kukës. Në Kukës çunat në kamion dhe shkon direkt deri në Amerikë.
O zotëri ne demokratët kemi 10 vjet që s’na lënë të hyjmë në Tironë, halli madh që s’na lënë të hyjmë në Amerikë. Pastaj kur Sali Berisha takonte presidentët amerikanë, Edi Rama flinte urave të Parisit.
O zotëri ato kanë Yuri Kimin, po ne kemi Grida Dumën. Krahasoi çik kush është më amerikane. Grida apo Yuri Kimi o zotëri? Berisha ka Ervin Salianjin, Berisha ka Ed Palokën, Flamur Nokën made in Kukësi. Berisha ka çunin e Bahri Falliut që ta ngre Astirin e Amerikës në këmbë.
O zotëri Berishën nuk e ndalon dot, se Berisha nuk është individ, Berisha o frymë. Fryma është e padukshme”, – ka thënë ndër të tjera Gjini.
Diskutime rreth kësaj post