Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe sot, nuk u paraqit në Gjykatë për të respektuar masën e sigurisë të caktuar për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Analisti Artur Zheji, i ftuar në një emision televiziv, thotë se drejtësia sot po vepron, ndryshe me situatën e viteve të shkuara, që personat me imunitet nuk prekeshin. Për Zhejin, ky është një zhvillim optimist, e cili duhet mbështetur.
“Mendoj se drejtësia e re është jo-muskuloze, nuk ka patur beteja më parë me një ish-kryeministra apo ish-presidentë. Ne po diskutojmë se sit ë paprekshmit e djeshmit, sot janë të prekshmit, por sa të prekshëm duhet të jenë? Unë kam qenë dhe mbetem mbështetës i SPAK dhe drejtësisë, sepse realisht nëse ne godasim drejtësinë, sepse deri më sot goditësi më i madh i SPAK ka qenë Sali Berisha. I ka sharë me libër shtëpie”, tha ai.
Ai theksoi se nëse drejtësia e re i përkulet politikës së vjetër, atëherë kjo do të “vrasë” besimin e qytetarëve tek kjo strukturë.
“Nëse në këtë vend drejtësia e re i përkulet politikës së vjetër, atëherë drejtësia e re thuhet dhe nuk kemi asnjë shpresë. Unë drejtësinë nuk e shoh të përgjunjur, por e shoh të lëkundur”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post